Boiken Abazi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje që disa ditë më parë u deportua nga Kosova, së bashku me Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën janë duke marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Këtë e ka njoftuar Abazi përmes llogarisë së tij në Facebook, ku edhe ka postuar foto së bashku me Kurtin e Konjufcën.
Në kongresin e sotëm të PS-së janë duke marrë pjesë rreth 1400 delegatë ku pritet të bëhen ndryshime statutare./Insajderi.com