Përfaqësuesit e bizneseve mblidhen në OEK, flasin për situatën energjetike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesit e bizneseve mblidhen në OEK, flasin për situatën energjetike

    Insajderi
    03 June 2025 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësues të bizneseve të sektorit privat u takuan sot në Odën Ekonomike të Kosovës, për të diskutuar mbi daljen në treg të lirë të energjisë elektrike.

    Në njoftimin e OEK-së bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua mbi sfidat me të cilat përballen bizneset, në aspektin energjetik.

    “Përfaqësuesit theksuan se mungesa e informimit po krijon pasiguri serioze për vendimet e ardhshme të bizneseve, ndërsa disa kompani tashmë kanë filluar të ndjejnë pasojat. Ata paralajmëruan se do të zhvillojnë takime me anëtarët e tyre për të koordinuar hapat e mëtejmë” thuhet në njoftimin e OEK-së.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Përfaqësuesit e bizneseve të sektorit privat janë takuar sot në Odën Ekonomike të Kosovës për të diskutuar çështjen e energjisë elektrike dhe ndikimin e saj në aktivitetin e bizneseve, duke adresuar sfidat me të cilat po përballen për shkak të mungesës së komunikimit dhe transparencës institucionale.

    Përfaqësuesit theksuan se mungesa e informimit po krijon pasiguri serioze për vendimet e ardhshme të bizneseve, ndërsa disa kompani tashmë kanë filluar të ndjejnë pasojat. Ata paralajmëruan se do të zhvillojnë takime me anëtarët e tyre për të koordinuar hapat e mëtejmë.

    Të pranishmit ritheksuan rëndësinë e një reflektimi të menjëhershëm nga ana e Qeverisë, përpara se të bëhet tepër vonë për të parandaluar dëmet e mëtejshme në ekonominë vendore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark