Përfaqësuesit serbë në veri takim urgjent për çështjen e Trepçes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesit serbë në veri takim urgjent për çështjen e Trepçes

    Insajderi
    07 October 2016 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shkak se Projektligji  për Trepçën do të hidhet sot në votim në Kuvend, është paralajmëruar mbajtja e një takimi urgjent  të përbashkët të përfaqësueve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

    Seanca do të fillojë në orën 10:00 në komunën e Zveçanit në rendin e ditës do të jetë vetëm një pikë – situata politike dhe e sigurisë, dhe arsyeja është miratimi i projektligjit  për Trepçën nga ana e qeverisë së Kosovës.

    Përfaqësuesit e qeverisë serbe, serbët e e Kosovës dhe menaxhmenti serbë i Trepçës në veri të Kosovës besojnë se projektligji për gjigantin metalurgjik, 80 për qind të aksioneve të Trepçës i lë në kompetencë të Qeverisë së Kosovës.

    Për shkak të këtij projektligji punëtorët serbë të kombinatit për  dy ditë kanë bllokuar rrugën kryesore Rashkë-Prishtinë  në Rudarë afër Zveçanit.

    Në të njëjtin vend sot në mesditë pritet të mbahet protestë e njëjtë e cila do t`i bëjë bashkë qytetarët nga katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark