Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar dhe ka filluar stërvitjet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” vetëm dy ditë para se të zhvillojë ndeshjen me Kroacinë në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror Rusia2018.
Për të përcjellur stërvitjen e përfaqësueses kanë ardhur një numër i madh i qytetarëve në stadiumin e qytetit të Drenasit, njofton klankosova.tv.
Futbollistët para se të fillonin stërvitjet janë vizituar nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Shala.
Mustafa u ka dëshiruar suksese djelmoshave të përfaqësueses dhe ka thënë se beson në rezultat pozitiv.
Ndërsa, pas pak pritet që futbollistët të vizitohen edhe nga Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli.