Lendrit Qeli është kandidat për deputet në partinë e Ministrit Elbert Krasniqi. Pak para se të futej në këtë listë ai me OJQ-në që e drejtonte mori projekt nga Zyra e Kryeministrit. Por, ka një sqarim se si ia ka bërë që së paku zyrtarisht të i ikë shkeljes së ligjit.
Gazeta Insajderi
Vetëm pak javë para se të e zyrtarizonte kandidaturën për deputet në listën e partisë IRDK, që drejtohet nga Ministri Elbert Krasniqi, Lendrit Qeli ishte nga pak fatlumët që mori projekt nga Zyra e Kryeministrit që drejtohet nga Albin Kurti.
Organizata joqeveritare “Prosperiteti”, ku ai është bashkëthemelues, është shpërblyer nga Zyra e Kryeministrit me një projekt mbi 8 mijë euro.
Qeli është ka mbajtur edhe pozita në institucionet publike më herët, e ka rritur ambicien për të hyrë edhe në Kuvendin e Kosovës.
Por, si ia ka bërë ai që të mos dalë zyrtarisht edhe përfitues i parave nga Zyra e Kryeministrit edhe kandidat për deputet?
Gazeta Insajderi e ka kontaktuar Qelin, dhe ai ka një shpjegim. Qeli poashtu tregoj se ka fituar shumën prej 8 mijë e 945 euro.
“Organizata Prosperitrti , pas ankesës me shkrim ka fituar shumën prej 8,945 euro dhe ka aplikuar gjatë periudhës nëntor-dhjetor, në thirrjen publike“.
Ai tha se pasi ka marrë vendim për të qenë pjesë e listës si kandidat i IRDK-së, ka dhënë dorëheqje nga organizata, duke ia deleguar përgjegjësitë bordit.
“Pasi kam marrë vendimi për të qenë pjesë e listës si kandidat i IRDK-së , kam dhënë dorëheqje nga organizata, duke ia deleguar përgjegjësitë bordit. Përkohësisht, si Ushtrues Detyre është caktuar z. Shkëlqim Ferizi, deri në një vendim tjetër sa të caktohet sipas statusit! Kjo është bërë publike edhe në faqen time zyrtare në Facebook”.
Këtu mund ta gjeni listë e plotë të përfituesve.
Lista-perfundimtare-te-OJQ-ve-dhe-Mediave-.pdf