Përfitonte 200 mijë euro në vit duke rekrutuar vajza për prostitucion, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Tirana – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Përfitonte 200 mijë euro në vit duke rekrutuar vajza për prostitucion, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Tirana

    Insajderi
    04 February 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 36-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja për prostitucion, nëpërmjet faqeve online.

    Sipas policisë 36-vjeçari me inicialet M. N., kishte përfituar rreth 200 000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti.

    Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.

    Po ashtu në këto ambiente janë sekuestruar 7000 euro dhe 6 celularë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark