Performanca teatrore e Qendrës Multimedia “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte”, mbas premierës së suksesshme në Prishtinë, tani do të shfaqet edhe në Dyseldorf të Gjermanisë, në teatrin Forum Freies Theater, përcjellë KultPlus.
Kjo shfaqje do të prezantohet në për dy net radhazi, më 10 dhe 11 shkurt, nga ora 20:00.
Regjinë e kësaj performancë e ka bërë koreografi gjerman Jochen Roller, tekstin e ka shkruar Jeton Neziraj, kurse performojnë aktoret e mirënjohura kosovare: Agnes Nokshiqi, Alketa Sylaj, Donikë Ahmeti, Lyra Xhoci e Vjosa Abazi.