Lionel Messi u rikthye më në fund të luajë për Argjentinën pas një periudhe prej 334 ditësh duke i argëtuar fansat e tij specialë në fitoren 6:0 ndaj Bolivisë në kualifikimet e Botërorit 2026.
Ylli argjentinas u rikthye me “hat-trick” dhe me dy asistime, duke qenë i përfshirë në 5 gola dhe u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.
Futbollisti i Inter Miamit e inspiroi Argjentinën drejt fitores së radhës, ndërsa e regjistroi tregolëshin e dhjetë për Kombëtaren.
37 vjeçari u shpreh i lumtur pas ndeshjes, ndërsa thotë se “u ndie si fëmijë përsëri”.
“Është një ndjenjë e mirë të luash këtu dhe ta ndiesh mbështetjen dhe ndjenjën që ta japin tifozët argjentinas. Më bën të emocionohem kur i dëgjoj se si e thërrasin emrin tim. Ne të gjithë e shijojmë këtë lidhshmëri me fansat dhe ne duam të luajmë në shtëpi, e shijojmë këtë moment”, deklaroi Messi pas lojës.