Policia e Kosovës, ka njoftuar se një depo e një kompanie në Gjilan është përfshirë nga zjarri, e që më pas zjarri është zgjeruar dhe ka përfshirë edhe dy lokale të tjera.
Nga policia është njoftuar edhe se zjarri është shuar më pas nga zjarrfikësit.
“Gjilan / 04.02.2025 – 08:15. Është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie private dhe pas pak zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon nën hetime’’, njoftoj policia.