Policia ka zbarkuar sonte në selinë e televizionit “First Channel”, pas dhunës në reality show “It’s my home”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë është hapur rast për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, pas intervistimit të disa personave.
“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, ka thënë Ahmeti për Insjaderin.
Sot është publikuar video ku po ushtrohet dhunë brenda këtij emisioni.
Më saktësisht siç shihet në video në debat e sipër, një banore goditet me këpucë në fytyrë nga një tjetër banor.
Viktima e dhunës, largohet duke qarë në zë madje askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.
Përkundrazi një banore aty e përkrahë sulmuesin duke i thënë “bravo, mirë ia bëre”.
@liridonb #fy #fyp #fypシ #viral ♬ original sound – L
E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.
Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.