Përfshihet nga zjarri një aeroplan në Kanada- Dalin pamjet që shfaqin panikun e pasagjerëve brenda aeroplanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përfshihet nga zjarri një aeroplan në Kanada- Dalin pamjet që shfaqin panikun e pasagjerëve brenda aeroplanit

    Insajderi
    29 December 2024 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në incidentin e tretë të madh të aviacionit të javës, aeroplani i Air Canada, i operuar nga PAL Airlines, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Stanfield në Halifax të shtunën mbrëma, për shkak të një mosfunksionimi të pajisjes së uljes.

    Fluturimi, De Havilland Canada Dash 8-400 i regjistruar si C-GPNA, u nis nga aeroporti ndërkombëtar i St. John’s dhe hasi në probleme me pajisjet e uljes gjatë zbritjes.

    Rreth orës 21:30, aeroplani u ul në mënyrë të çrregullt pasi një nga gomat e tij nuk u preku në pistë siç duhet.

    @royanews #رؤيا_الإخباري #explore #trending #fypシ #اكسبلور #foryou #foryoupage #tiktok #viral #رؤيا #fyp ♬ الصوت الأصلي – royanews

    Aeroporti Ndërkombëtar Halifax Stanfield u mbyll të shtunën mbrëma për shkak se një fluturim i Air Canada nga St. Johns mori flakë kur rrotat e tij nuk u vendosën siç duhet gjatë uljes, raportoi CBC.

    “Duhet të dalim jashtë”, dëgjohen të thonë në videon e publikuar në Daily Mail.

    Fluturimi i koduar si AC2259 “nuk ishte në gjendje të arrinte në terminal dhe klientët u larguan përmes autobusit”, tha zëdhënësi i Air Canada, Peter Fitzpatrick në një deklaratë për CNN.

    Ulja e zorshme bëri që aeroplani të anonte në një kënd 20 gradë në të majtë, me shkëndija dhe një zjarr që shpërtheu pranë krahut.

    Ekuipazhet e urgjencës, duke përfshirë ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësve të aeroplanëve (ARFF), shuan menjëherë flakët dhe siguruan të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin.

    “Aeroplani u anua në një kënd rreth 20 gradë në të majtë gjatë uljes. Dëgjuam një zhurmë të fortë si përplasje ndërsa krahu rrëshqiste përgjatë trotuarit. Menjëherë pas kësaj, pamë zjarr dhe tym pranë anës së majtë të aeroplanit”, tha pasagjerja Nikki Valentine e cila e përshkroi përvojën e tmerrshme. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark