Policia e Kosovës ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri në lagjen “Dardania” të Fushë Kosovës.
Policia bën me dije përmes raportit se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë banesa e një mashkulli kosovar. Njësiti përkatës i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.