Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Maxhunaj të Vushtrrisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Maxhunaj të Vushtrrisë

    Insajderi
    20 September 2023 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka njoftuar policinë të martën se fabrika e tij në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri.

    Bëhet fjalë për një fabrikë të përpunimit të drurit dhe të plastikës.

    “Fsh. Maxhunaj, Vushtrri 19.09.2023 – 05:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë fabrika e tij e përpunimit të drurit dhe të plastikës”, thuhet në raportin policor.

    Zjarrfikësit bëhet e ditur se e kanë shuar zjarrin, ndërsa të lënduar nuk ka. Po ashtu sipas policisë, vlera e dëmit nuk dihet.

    Rasti i cili është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, është duke u hetuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark