Përfshihet nga zjarri një kamion, bllokohet nga kolonat autostrada Prishtinë–Pejë/PAMJE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshihet nga zjarri një kamion, bllokohet nga kolonat autostrada Prishtinë–Pejë/PAMJE

    Insajderi
    05 June 2025 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Prishtinë–Pejë, ku një kamion është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të paqarta.

    Për pasojë, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar për një kohë të caktuar, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa për udhëtarët.

    Pamje nga vendi i ngjarjes janë dërguar në redaksinë e Insajderit nga lexues, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin kur kamioni është kapluar nga flakët.

    Zjarrfikësit dhe njësitë përkatëse kanë intervenuar për të shuar zjarrin dhe për të liruar rrugën për qarkullim.

    Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

    Insajderi ka kërkuar përgjigje edhe nga Policia për rastin, por deri tani nuk janë përgjigjur.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark