Sot rreth orës 17:00 një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, ka thënë ajo.
Për shkak të problemeve me frymëmarrje (prej tymit), një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.