
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, është përfshirë në skandalin e shpenzimeve të naftës. Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndonëse që nga viti 2012 jeton në Prishtinë, ka marrë para për shpenzimet e rrugës, duke mashtruar se jeton jashtë kryeqytetit.
Këto të dhënat duke se e kanë prekur, bashkëshortin e presidentes, Prindon Sadriun i cili ka shpërthyer në ofendime.
Zotëri i Parë i ka quajtur ndërmarrje të përbashkëta kriminale mediat dhe shpifësa përfaqësuesit e tyre.
Tutje, ai shtoi se se me këto publikime po mundohet të njolloset puna e Presidentes
Postimi i plotë:
PRONTO SHEF, A PO I QEPOJMË EDHE SONTE
Kur perfaqesuesit e Ndermarrjeve te Perbashketa kriminale, ‘gazetaret’ e parapolitikes, e persona të perfshirë ne reket e ne keqperdorime milioneshe, moralizojne. Jane keta moralizues e shpifes te cilet paguanin nje natë akomodim me Nju Jork $1.200 ne Hotel Interconntinental Manhattan, e mengjesin e paguanin $50 per person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollare). Bileta avioni First Class e rralle here Business Class. Per Economy as qe flitej. Ju nuk keni lene gje publike pa keqperdore.
Dhjetera miliona euro keqperdorime te qytetareve permes te cilave keni blere televizione, portale e paguani ‘qepues’ per t’u munduar ta njollosni punen e ndershme te Presidentes. Per juve shteti eshte vetem mjet per mbrojtjen e interesave biznesore e kriminale. Kaq!