Sot rreth orës 17:00 një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës është përfshirë nga zjarri.
Gazeta Insajderi ka siguruar fotografi nga Emergjenca gjendjen e një punëtori të cilit iu dogjën duartë pas incidentit.
Incidenti ka ndodhur në lokalin “Moon Lunge bar”.
Sipas burimeve, deri tek shkaktimi i zjarrit erdhi sepse pajisja për përgaditjen e ushqimit e njohur si “friteza”, ishte e prishur.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, ka thënë ajo..