"Përfundoi kimioterapia..."- Modelja Vildane Zeneli rrëfen betejën e së motrës me kancerin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Përfundoi kimioterapia…”- Modelja Vildane Zeneli rrëfen betejën e së motrës me kancerin

    Insajderi
    13 August 2024 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, ka rrëfyer se motra e saj ka fituar betejën me kancerin.

    Në një postim të ndarë në rrjete sociale, ajo thotë se motra e ka përfunduar kimioterapinë.

    “Përfundoi kimioterapia! Jam shumë krenare për motrën time! Pas nëntë muajsh që betejë me kancerin, mastektominë dhe 16 kimioterapi, ajo i ra ziles sot! Kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo është dita më e lumtur e vitit për mua dhe familjen time”, u shpreh ajo.

    Në një tjetër shkrim theksoi: “Shumë krenare për ty motra ime e ëmbël. Mezi po pres të të shoh sërish në këtë gjendje”.

    Bukuroshja theksojmë që prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ajo ka vazhduar me aktivitetet e saj, duke qenë se është shumë e kërkuar në fushën e modelingut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark