Përfundoi në Kushtetuese, Presidentja s’do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale derisa të kryhet shqyrtimi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përfundoi në Kushtetuese, Presidentja s’do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale derisa të kryhet shqyrtimi

    Insajderi
    21 July 2023 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e tij, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj, Besnik Tahiri, ka dorëzuar të premten në Kushtetuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

    E nga Presidenca kanë konfirmuar për Telegrafin se Osmani nuk do ta nënshkruajë ligjin deri në vendimin e gjykatës.

    “Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

    Ligji për pagën minimale i cili u miratua në Kuvend javën e kaluar, u kundërshtua përveç nga opozita, edhe nga personat që përfitojnë nga skema pensionale për veteranët e luftës.

    Kjo për shkak se ligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

    Të shtunën, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka mbajtur një protestë në Prishtinë kundër këtij ligji.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark