Përfundoi raundi i dytë: Ky është reagimi i Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Përfundoi raundi i dytë: Ky është reagimi i Ukrainës

    Insajderi
    03 March 2022 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina thotë se ka arritur “mirëkuptim të përbashkët” me Rusinë për evakuimin e civilëve – me armëpushim të mundshëm të përkohshëm, shkruan Sky News.

    Pas bisedimeve të paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, të dy palët kanë rënë dakord të ofrojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve.

    Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshinte një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve.

    Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte – pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse – por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv.

    Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark