Aksioni i nisur në orët e mëngjesit ndaj pronave të kryeterroristit, Milan Radojçiq ka përfunduar pas orë 17:00, ka bërë me dije për Insajderin, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka konfirmuar se aksioni është zhvilluar tek Vila në Ujman, restoranti Grey si dhe një banesë.
“Ju informojmë se zyrtaret e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se sekuestruar dhe të konfiskuar-AAPSK ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar ekzekutimin e Urdhrit Ndalues Përfundimtare te Përkohshëm për administrimin e pasurisë se specifikuar tek Administruesi i Pasurisë te nxjerre nga Gjykata Themelore – Departamenti Special ne Prishtinë të Vërtetuar me Aktvendim nga Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special”, u shpreh ai.
“Agjencia ka filluar evidentimin e pasurive të përshkruara në Urdhrit të lartcekur ndër to edhe Vila tek Ujmani. Në Zubin Potok me objekte përcjellëse, ne pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe te Konfiskuar dhe Urdhrin e Gjykatës”, potencoi Elshani.
“Sot po konfiskohet edhe Restorant Grey dhe një banesë në katin e 6 të asaj ndërtese”, konfirmoi ai.