Përfundon aksioni policor në veri dhe jug të Mitrovicës - arrestohet 16 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon aksioni policor në veri dhe jug të Mitrovicës – arrestohet 16 persona

    Insajderi
    19 March 2025 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksioni policor që nisi mëngjesin e sotëm në veri dhe në jug të Mitrovicës tashmë ka përfunduar.

    Ky aksion u zhvillua në kuadër të luftimit të “Krimit të organizuar, kontrabandimit me armë dhe municion”.

    Për aksionin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e cila ka njoftuar se aksioni ka përfunduar dhe janë arrestuar 16 persona.

    Zëdhënësi i prokurorisë, Valon Preteni deklaroi se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

    Aksion është zhvilluar saktësisht në 21 lokacione në veri dhe në jug të Mitrovicës.

    Policia e Kosovës paradite tha se aksioni po zhvillohet nga Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës në disa lokacione të ndryshme.

    “Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, tha zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark