Ka përfunduar përpilimi i draftit të ligjit që ndalon përdorimin dhe shitjen e pijeve energjike për persona nën moshën 18 vjeç, shkruan Insajderi.
Kështu ka njoftuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli teksa shtoi se drafti do t’i dërgohet qeverisë për miratim dhe do të kthehet në Kuvend për shqyrtim.
“Më në fund përfunduam draftin e ligjit që ndalon përdorimin dhe shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç. Drafti i dërgohet Qeverisë për miratim dhe përsëri kthehet në Kuvend për shqyrtim dhe votim“, shkroi ajo në Facebook.
Pacolli ka shtuar se është në interes të shtetit përkatësisht fëmijëve.
“Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë nismë. Është në interesin e shtetit të rrisim fëmijë të shëndetshëm ❤️”, shkruan ajo.