Përfundon festivali "SunnyHill" - Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon festivali “SunnyHill” – Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

    Insajderi
    13 August 2018 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pas përfundimit të festivalit “SunnyHill” që u mbajt gjatë tri ditëve të fundit në Prishtinë, parku më i madh i kryeqytetit – në të cilin u organizua festivali – është mbuluar nga mbeturinat.

    Insajderi ka vizituar vendin e ngjarjes, teksa përpos mbeturinave të shumta që kanë mbetur nëpër tokë, është vërejtur edhe dëmtim i gjelbërimit.

    Ende nuk është parë askush të ketë filluar me pastrimin e parkut të Gërmisë, të cilin shumë qytetarë e vizitojnë gjatë çdo dite.

    E kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u krenua dje me koncertin e DJ-it ndërkombëtar Martin Garrix që u mbajt në kuadër të “Sunny Hill Festival”. Por, Ahmetin e kritikuan qytetarët, për siç thanë ata, promovimin e një festivali të “elitave shoqërore”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark