Përfundon gjykimi i Cardi B-së, reperja sulmon një gazetar në dalje të gjykatës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Përfundon gjykimi i Cardi B-së, reperja sulmon një gazetar në dalje të gjykatës

    Insajderi
    03 September 2025 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cardi B është liruar nga akuza për sulm fizik ndaj një roje të sigurisë, për një incident që ndodhi në vitin 2018.

    Reperja u shpall e pafajshme nga juria e Los Angeles-it dhe nuk është e obliguar t’i paguajë rojës dëmshpërblimin e kërkuar prej 24-milionë dollarësh.

    Emani Ellis, ish-roja e sigurisë, e cila punonte në ndërtesën në Beverly Hills ku ndodhej zyra e gjinekologut të Cardi B-së, pretendoi se incidenti i la asaj plagë të qëndrueshme fizike dhe emocionale.

    Ajo pretendoi se Cardi B ia çau faqen me një thu të gjatë dhe pështyu mbi të, duke thënë se plaga kërkoi ndërhyrje kirurgjikale plastike dhe i kushtoi me punë.

    Cardi B, e cila ishte shtatzënë në atë kohë dhe po përpiqej ta mbante private shtatzëninë e saj, i tha gjykatës se Ellis e ndoqi, e filmoi në telefon dhe refuzoi t’i jepte hapësirë.

    Juria përfundimisht mori anën e reperes, duke e rrëzuar çështjen.

    Por, incident madhor u zhvillua në dalje të gjykatës, pas përfundimit të seancës.

    Cardi B sulmoi me laps një gazetar, i cili e ngacmoi atë duke e pyetur mos është shtatzënë përsëri me ish-bashkëshortin.

    Cardi reagoi ashpër ndaj kësaj pyetjeje, duke thënë se shpërfaq mungesë respekti dhe është pyetje seksiste.

    @jo2media Cardi B gets mad at a reporter and throws pen for disrespecting her on her way out of court today 09/02/25 😡 @Cardi B #CardiB #CardiBCourt #LosAngeles #FYP #CardiBCourtCase ♬ original sound – Jo2Media


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark