Greva një javore e punëtorëve teknikë në Qendrën Studentore ka përfunduar.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se është ndërprerë greva një javore në Qendrën Studentore.
“Greva në Qendrën Studentore mbyllet në bazë të vendimit për rritje të pagës kjo rritje fillon menjëherë. Të gjithë punëtorët unanimisht votuan për fillimin e punës dhe nga ora 10 gjithçka është normale”, shkroi Azemi në rrjetin social Facebook të premten.
Ndryshe nga Qendra Studentore, punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës po vazhdojnë ende grevën duke mos dhënë afat se kur do përfundojë.
“Nga shqetësimet tani punëtorët po dërgohen në spital dhe kryesisht janë me tension të lartë, qarkullojnë lajme jozyrtare se për ditët në grevë nuk do të paguhemi , ne ju bëjmë me dije se çdo shkelje e ligjit mbi grevat nga ana juaj, neve na e imponon që të radikalizohemi e që ne se dëshirojmë”, tha Azemi.
Njoftimi i plotë: