Përfundon ndërtimi i 61 shtëpive në Tiranë të shkatërruar nga tërmeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon ndërtimi i 61 shtëpive në Tiranë të shkatërruar nga tërmeti

    Insajderi
    10 January 2022 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Ndroq të Tiranës ka përfunduar ndërtimi i 61 shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka publikuar disa pamje nga këto shtëpi.

    Rama tha janë duke u përfunduar edhe 74 banesa.

    “Mirëmëngjes dhe nga Ndroqi ku pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit, e shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e reja, ju uroj një javë të mbarë”.

    Tërmeti i madh që ndodhi më 26 nëntor të 2019-ës la pasoja të mëdha.

    Nga tërmeti humbën jetën mbi 50 persona dhe u plagosën mijëra persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark