Në sesion privat ka përfunduar seanca e të martës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.
Gjatë seancës së sotme, ka filluar dëshminë dëshmitari i 19-të me radhë në këtë çështje dhe paraprakisht ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 18-të.
Duke qenë se seanca ka qenë tërësisht private, nuk dihet nëse dëshmitari i 19-të ka përfunduar dëshminë apo do ta vazhdojë edhe në seancën e planifikuar për nesër.