Ka përfunduar numërimi i votave nga zgjedhjet e sotme në Drenas, dhe të njëjtën gjë pritet ta bëjnë përsëri me 1 janar, pasi qytetarët e këtij qyteti do të dalin përsëri në votime për të zgjedhur mes dy kandidatëve që nga sot nuk kanë arritur të fitojnë mbi 50 për qind të votave.
Ramiz Lladrovci, i kthyer në Drenas pasi shërbeu si ambasador i Kosovës në Shqipëri nuk ka arritur të mbledhë as 10 mijë vota teksa kundërkandidati i tij në balotazh, Isa Xhemajlaj mori përgjysmë më pak.
Fiks 9 mijë e 11 vota mori Lladrovci ndërsa 5 mijë e 255 i mori Xhemaljaj.
Befasia e këtyre zgjedhjeve doli të jetë ish-asamblisti i PDK-së, Xhavit Drenori që mori fiks 2 mijë e 437 vota ose 12 për qind të tyre teksa kandidati i Aleancës Kosova e Re, Elmi Thaçi mundi edhe kandidatin e LDK-së, Bedri Nikajn që mori 1 mijë e 41 vota ose vetëm 5.26 për qind.
Kandidati tjetër i partisë Fjala, Vehbi Berisha mori 518 vota teksa dy kandidatët tjerë të tërhequr por që mbeten në fletëvotime, Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani morën gjithashtu vota. Bazaj mori 24 vota ndërsa Elshani 8./Insajderi.com