Përfundon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, KQZ del me njoftim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, KQZ del me njoftim

    Insajderi
    21 February 2025 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoj se procesi i numërimit të votave është përmbyllur në të gjitha qendrat e numërimit.

    Në njoftim thuhet se KQZ ka deklaruar se është ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve të plotësuara në vendvotime nga votuesit dhe krijimin e formularëve digjital.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të premtën në mbrëmje, më 21 shkurt 2025, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025. Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve të plotësuara në vendvotime nga votuesit dhe krijimin e formularëve digjital. Gjatë kësaj periudhe, numri i vendvotimeve të rregullta që janë numëruar është 2,533, në të cilat më 9 shkurt 2025 janë mbajtur Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Gjatë kësaj kohe, KQZ ka bërë të ditur se të bëjë edhe përditësimin në faqen e tyre zyrtare https://rezultatet2025.net/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark