Qytetarët që i ishin përgjigjur thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje, për të protestuar kundër ratifikimit në Kuvend të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, janë shpërndarë pasi që e kuptuan se ajo nuk do të jetë në rend dite në këtë seancë.
Mirëpo u paralajmëruar se do të jenë të gatshëm për protestat e radhës për të ndaluar “kuvendin që të mos e miratojë këtë demarkacion”, tha Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi.com