Fehmi Kupina ka dështuar të zgjedhet Kryesues i komunës së Prishtinës në raudnin e parë.
Nga 51 asamblistë, për t’u zgjedhur kryesues atij i duhen 26 vota pro, ndërkohë Kupina ka marrë vetëm 25 vota.
Që i bie se Kupina është votuar nga asamblistët e LDK-së, të PDK-së, të Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim, shkruan Gazeta Insajderi.
Afati i fundit për të zgjedhur kryeasamblistin në Prishtinë është 6 janari. Po që se nuk zgjidhet deri atëherë, Prishtina shkon në zgjedhje të reja lokale për Asamble.