Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

    Insajderi
    12 March 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 631 fletëvotimeve  të votimit me postë që ishin shpallur të pavlefshme.

    “Të njëjtat janë rivlerësuar sipas kërkesës së shprehur në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Sipas Elezit, KQZ ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve.

    Gjithashtu, numërimi është zhvilluar në prezencë të vëzhguesve të akredituar dhe medieve”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark