Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj Nagip Krasniqit, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili u arrestua të mërkurën, nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale.
Ndërsa, pritet të merret vendimi lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Seanca dëgjimore është mbajtur tek gjykatësja e procedurës paraprake, Violeta Namani.
Ndryshe, PSRK ka kërkuar që Krasniqit t’i caktohet masa e paraburgimit.