Përfundon skenari i sezonës së gjashtë të “Peaky Blinders”, autori tregon detaje të reja - Insajderi
×
Kulturë

Përfundon skenari i sezonës së gjashtë të “Peaky Blinders”, autori tregon detaje të reja

Insajderi
04 January 2020 - 19:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autori i serialit anglez “Peaky Blinders”, Steven Knight ka konfirmuar se kanë përfunduar shkrimet për seritë e sezonit të gjashtë.

Sezoni i fundit i serialit që u transmetua në shtator të vitit të kaluar, ka përfunduar në një moment dramatik, raporton Gazeta Insajderi.

61-vjeçari, Stepen Knight ka treguar për fansat e serialit se sezoni i ardhshëm do të jetë më eksitus dhe më i mirë akoma.

Knight ka thënë për BBC-në se ka përfudnaur së shkruari gjashtë seritë derisa ka treguar se regjisori, Anthonu Byrne, i cili ishte në krye të sezonit të pestë do të kthehet për episodat e reja të serialit.

Në sezonin e gjashtë, Cillian Murphy, 43-vjeçar, do të kthehet ta luaj shefin e “Peaky Blinders”, Tommy Shelbyn, i cili do të përballet në takim me Oswald Mosley, pasi që në sezonin e kaluar nuk arriti ta vras. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark