×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i Osmanit me liderët partiakë, mungoi Vetëvendosja

    Insajderi
    31 July 2024 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën ka mbajtur takim me liderët e partive politike në Kosovë për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta vitin tjetër. Në takim nuk pati asnjë përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

    Në takim morën pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Mimoza Kusari-Lila përfaqësoi partinë Alternativa, kurse Faton Peci “Listën GUXO”.

    Ishin edhe disa parti të minoritet. Lista Serbe nuk ka kthyer përgjigje.

    Në ftesën që presidentja u ka dërguar liderëve partiakë është paraparë që zgjedhjet të mbahen mes datave 26 janar dhe 16 shkurt të vitit 2025.

    Pas takimit pritet konferencë për media nga Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark