Përfundon takimi i Thaçit me familjarët, shihet duke i përshëndetur qytetarët me gishtin 'e famshëm' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi i Thaçit me familjarët, shihet duke i përshëndetur qytetarët me gishtin ‘e famshëm’

    Insajderi
    21 March 2025 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë lejen nga Gjykata Speciale për të vizituar Kosovën pas pesë ditësh nga vdekja e babait të tij, Haxhi Thaçi, shkruan Insajderi

    Gjatë vizitës, ai vendosi një kurorë në varrin e babait të tij me fjalë shumë emocionuese e prekëse, dhe për pak kohë është duke qëndruar pranë familjes së ngushtë për ngushëllim.

    E para pak minutave, Thaçi mes masave të rrepta, është larguar nga shtëpia e tij në Burojë, për në selinë e Eulexit.

    Insajderi po qëndron atje dhe sjell pamje kur Hashim Thaçi largohet nga Buroja.

    Madje, ka marr vëmendje momenti kur ish- Presidenti i përshëndet të pranishmit me gishtin e tij të famshëm nga vetura e Eulexit./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark