Përfundon takimi Kurti-Escobar, ky i fundit nuk komenton situatën në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përfundon takimi Kurti-Escobar, ky i fundit nuk komenton situatën në veri

    Insajderi
    12 December 2022 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në ora 16:30, është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

    Escobar në këto takime është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.

    Pas daljes nga takimet Eskobar, në një deklaratë të shkurtër për media, ka thënë se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë.

    I pyetur për situatën në veri të Kosovës, Eskobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.rtk


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark