Përfundon takimi mes Kurtit dhe Krasniqit: Zgjedhjet ishin thelb i diskutimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi mes Kurtit dhe Krasniqit: Zgjedhjet ishin thelb i diskutimit

    Insajderi
    13 May 2024 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas më shumë se dy orësh, ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

    Në takim, të pranishëm ishin edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari-Lila dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

    Takimi ka përfunduar para pak minutash dhe në fjalën e tij para mediave, Memli Krasniqi, shprehu gatishmërinë e PDK-së për zgjedhje. Ai konsideron se qeverisja deri këtu nuk ka qenë e duhura.

    Ai tha se takimi ishe në “relacione normale”, pavarësisht dallimeve që i kanë.

    “Duhet të jemi në funksion të interesit qytetar”, tha Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark