Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia nuk ka gatishmëri për një marrëveshje për targat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia nuk ka gatishmëri për një marrëveshje për targat

    Insajderi
    21 April 2022 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha sot se me palën serbe nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.

    “Jo, fatkeqësisht nuk mund të jap lajm të mirë. Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draf-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, tha Bislimi, njofton rel.

    Këto deklarata të Bislimit vijnë pasi në Bruksel, ai fillimisht u takua me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, teksa sot është afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të automjeteve.

    Miroslav Lajçak ka arritur t’i bindë palët që të ulen në tryezën e përbashkët.

    Petar Petkoviq, nga pala serbe dhe Besnik Bislimi nga ajo kosovare nuk janë takuar së bashku që nga vera e kaluar.

    Mediat në Serbi kanë raportuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për shkëmbimin e të dhënave arkivore, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga delegacioni i Kosovës në Bruksel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark