Ka përfunduar takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit të cilët në një takim të mbajtur më 31 janar nga Ambasada e SHBA-së kanë biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte mbledhur sërish përfaqësuesit e institucioneve, partive politike dhe të shoqërisë civile për të diskutuar për formimin e Asociacionit.
Ndryshe, kujtojmë se kryeministri Kurti i ka prezantuar më 2 shkurt, gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, por BE-ja nuk i ka komentuar ato.
Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.