Përfundon takimi QUINT-it me Kurtin, ambasadorët s’deklarohen për medie – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përfundon takimi QUINT-it me Kurtin, ambasadorët s’deklarohen për medie

    Insajderi
    13 June 2023 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar takimi i Albin Kurtit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, raporton Ekonomia Online. Të njëjtin nuk janë prononcuar për medie.

    Temë kryesore e takimit u raportuar se ishin zhvillimet në veri.

    Poashtu në takim u diskutua mundësia për gjetjen e shpejtë të një zgjidhjeje bazuar në kërkesat dhe këshillat e ambasadorëve.

    Takimi ndodhi një ditë pasi ambasadorët e QUINT-it nuk shkuan në pritjen zyrtare të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani për të festuar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës.

    Kryeministri Kurti do të dalë në orën 11:00 në konferencë për medie. Me ç’rast mund të bëhen të ditura detaje për takimin e sotëm i cili raportohet se u zhvillua për situatën e krijuar në veri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark