![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Policia e Kosovës ka përfunduar tërheqjen e 25 për qindshit të trupave policore që ishin vendosur pranë objekteve komunale në Veri të Kosovës.
Lajmin për Insajderin se ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se ky vendim ka filluar të zbatohet mbrëmë dhe ka mbaruar sot në mëngjes.
Vendimi është marrë nga Qeveria e Republikës.