Përfundon testimi i unazës njëkahëshe në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përfundon testimi i unazës njëkahëshe në Prishtinë

    Insajderi
    24 April 2022 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në orën 17:00 do të përfundojë testimi i shndërrimit të Unazës Qendrore në njëkahëshe.

    Tashmë ka përfunduar testimi i shndërrimit të Unazës Qendrore në qarkore njëkahëshe.

    Kjo është bërë e ditur në një njoftim të Komunës së Prishtinës.

    Nga komuna kanë falënderuar qytetarët për durimin dhe ndihmën gjatë këtyre dy ditëve testuese, transmeton lajmi.net.

    Po ashtu u tha se do të analizojnë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do të informojnë për hapat e mëtutjeshëm.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë,

    Testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00.

    Ju falënderojmë për durimin dhe ndihmën e juaj gjatë këtyre dy ditëve testuese.

    Do t’i analizojmë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do ju informojmë për hapat e mëtutjeshëm!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark