Përgaditët flija 2-metërshe për Darkën e Lamës, Hasjanët shikojnë mundësinë për të aplikuar në Guinness - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përgaditët flija 2-metërshe për Darkën e Lamës, Hasjanët shikojnë mundësinë për të aplikuar në Guinness

    Insajderi
    02 November 2024 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë të shtune në Has të Prizrenit po mbahet për herë të dytë Darka e Lamës, që nga banorët vendas njihet edhe si “Darka e bereqetit”.

    Për këtë ditë të shënuar për ta, banorët e kanë përgatitur një fli me diametër prej dy metrave, e që është hera e parë me këtë madhësi.

    Për ta bërë këtë fli, u deshën rreth 4 orë, e organizatori Haziz Hodaj, tha për Klan Kosovën se janë duke shikuar mundësitë për të aplikuar për Librin Guinness, për shkak të madhësisë së saj.

    Për pjekjen e flisë është dashur që tepsia dhe saçi të bëhet ekstra, e në fund të organizimit, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e preu flinë dhe të pranishmit e patën mundësinë ta shijojnë atë.

    Në këtë festë pati edhe pika artistike me këngë dhe valle.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark