I dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka mbajtur konferencë për media pas takimit me zëvendëskyeministrin, Besnik Bislimi.
Lajçak u shpreh se takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi do të jetë në ditët në vijim, pa treguar një datë konkrete.
“Jam sot në Prishtinë për takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për t’u përgatitur për takimin e radhës lidhur me negociatat që do të mbahet në Bruksel në ditët në vijim. Kemi folur për agjendën e takimit dhe çështjet që duhet të adresohen”, tha ai.
“Marrëveshja e Ohrit ëszhtë ligjërisht e detyrueshme, asnjë palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje. Po punojmë me Kosovën dhe Serbinë që procesi të përshpejtohet. Ajo është pjesë e negociatave të Kosovës me BE-në dhe të Serbisë me BE-në, pra i shtohet i rëndësia”.
“Jemi marrë vesh për një datë për takim, por nuk dua ta bëj të ditur”, ka thënë ai, për një takim mes Kosovës dhe Serbisë.