Policia e Kosovës është mobilizuar në të gjitha anët e objektit të Kuvendit. Forca të mëdha policore shihen duke bërë përgatitjet e fundit para se opozitarët të nisin protestën.
Në anën tjetër edhe protestuesit opozitarë janë duke bërë përgatitjet e fundit për të nisur kundërshtimin ndaj zgjedhjes së Thaçit në postin e presidentit.