Përgënjeshtrohet rrëfimi i Gjeneralit të aviacionit Akin Ozturk për grushtin e shtetit në Turqi.
Agjencia e lajmeve, Anadolu njoftoi se Öztürk ka pranuar se ka organizuar grushtin e dështuar të shtetit, por televizionet private turke e përgënjeshtrojnë.
Pasi mposhti grushtin e shtetit, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar një seri spastrimesh brenda institucioneve. Pothuajse nëntë mijë nëpunës civilë, gjashtë mijë ushtarakë u pushuan nga puna dhe u arrestuan, tetë mijë policë u shkarkuan nga detyra dhe 2,745 gjyqtarë u pezulluan.
Në ditët e fundit, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të festuar dështimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut, i cili shkaktoi 294 të vdekur, duke përfshirë njëqind komplotues. /Insajderi.com