×
  • Lajme
  • Lajme

    Përgjigja e prerë e kryeministres së Serbisë kur pyetet se a do ta njohin Pavarësinë e Kosovës

    Insajderi
    16 October 2021 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, beson është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion. Ajo thotë se, si kryeministre, nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësinë e Kosovës.

    Siç raportojnëmediat serbe, këtë deklaratë kryeministrja serbe kur u pyet nga gazetarët, nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u përgjigj shkurt: “Jo”, përcjell Telegrafi.

    Siç shpjegoi Bërnabiq, “në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”.

    Bërnabiq theksoi se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë dhe se “interesi i vendit tonë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

    “Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, tha kryeministrja e Serbisë.

    Ajo vlerësoi se në Prishtinë nuk ka udhëheqës me vizion dhe guxim.

    “është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë”, tha Bërnabiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark