Ministrja e Drejtësisë ndërhyn në hetimet kundër Grabovcit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja e Drejtësisë ndërhyn në hetimet kundër Grabovcit

    Insajderi
    28 December 2016 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për përgjimet e publikuara nga Insajderi, përmes së cilave u dëshmua se si ish-shefi i grupit parlamentarë i PDK-së Adem Grabovci, brenda vetëm dy muajve kishte punësuar shumë të afërm e përkrahës partiak nëpër institucione dhe agjencione  të pavarura.

    Por, për ministren Hoxha, kjo nuk është shumë problematike pasi sipas saj shumë nga këta persona nuk ishin punësuar në pozitat e përmendura në përgjime.

    “Çdo gazetari hulumtuese që merret thellësisht me këtë rast do ta vërente se shumë prej këtyre personave që janë përfolur në këto përgjime nuk i kanë marrur ato pozita do të thotë nuk janë konkretizuar asnjëherë “

    “Është në përgjegjësi e organeve kompetente të drejtësisë për të vlerësuar se a ka elemente të veprës penale apo jo në ato përgjime që janë dëgjuar”, ka thënë Hoxha.

    Ajo përmes një interviste në Rubikon ka deklaruar se nuk është vetëm PDK-ja e vetmja parti që përmes telefonit që kanë vendosur të afërmit dhe përkrahësit partiak nëpër pozita publike.

    Por duhet të them se prapë se prapë duhet të kthehem në mentalitetin e shoqërisë kosovare, jo për ta shfajësuar dikë, por besoj se nuk është vetëm PDK- që i ka biseduar këto gjëra por të gjithë partitë edhe ato opozitare të cilat i menaxhojnë në ditët e sotme veprojnë njëjtë dhe ky është një mentalitet i shoqërisë tonë të kaluar ku funksionarët e lartë nga komunizmi vetëm me një telefonat i kanë vendosur apo zhvendosur  të cilët kanë qenë të afërt me ta nëpër pozita të caktuara”, tha Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark